Një punëtor i cili punon si doganier në fshatin Stanofcë të Vushtrrisë ka informuar se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, një veturë tjetër kishte dalë para tij dhe ishte ndaluar, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç tregon doganieri, nga vetura kanë dalë katër persona të panjohur ku më pas njëri prej tyre, e kishte sulmuar fizikisht.
Burimet e Sinjalit brenda policisë bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:00, ndërsa, viktima ka pranuar trajtimin mjekësor.