Një grua ka raportuar në Polici se para dy ditësh në Vushtrri bashkëshorti i saj ka dalë nga shtëpia dhe më nuk është kthyer, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo zyrtarëve policorë iu ka thënë se nuk dihet asgjë më për vendndodhjen e tij.
Ndërkohë, lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, i cili ka udhëzuar të hapet rasti si “Person i zhdukur”, që sipas policisë vazhdon të hetohet ende./GazetaSinjali/