image Vullnetarët e parë e marrin vaksinën testuese kundër koronavirusit

Botë

Botë/ Vullnetarët e parë e marrin vaksinën testuese kundër koronavirusit

news image

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë dalur 45 vullnetarë për tu testuar me vaksinën kundër virusit Covid-19.

Katër pacientë janë furnizuar fillimisht me vaksinën në Institutin e Hulumtimeve Shëndetësore në Seattle, ka bërë të ditur Associated Press.

Të gjithë vullnetarët e rinj dhe të shëndetshëm do të marrin doza të ndryshme të vaksinës që u bashkëzhvillua nga NIH dhe Moderna.

“Të gjithë ndihemi të pashpresë. Kjo është një mundësi e artë për mua që të bëj diçka,” tha pjesëmarrësja në studim, Jennifer Haller, 43 vjeçare nga Seattle para se të vaksinohej.

Zyrtarët e shëndetit publik thanë që do t’iu duhen mes një viti dhe 18 muajsh prë ta kuptuar nëse vaksina ishte apo jo e suksesshme.

Pjesëmarrësit nuk do ta marrin virusin, por qëllimi është që të shohin se vaksina nuk ka efekte anësore të padëshirueshme.

Disa grupe hulumtuese në mbarë botën janë në garë për të krijuar vaksinën./ Gazeta Sinjali/