image Kosova me numër të vogël të rasteve me Covid-19, bëhet thirrje për vaksinim - Sinjali

Kosova me numër të vogël të rasteve me Covid-19, bëhet thirrje për vaksinim

news image

Numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë, ka rënë dukshëm. Kështu po konsideron Ministria e Shëndetësisë e cila thotë se ditët e fundit janë regjistruar pak raste me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Madje, në javët e fundit nuk ka raste të vdekjes nga këto sëmundje, për dallim nga vendet e tjera që janë regjistruar raste të shumta të COVID-19.

MSH ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen kundër Covid19.

“Kosova shënon këtyre ditëve numër të vogël të rasteve të reja të COVID-19 dhe për më tepër, prej disa javësh, fatmirësisht, nuk ka as raste të vdekjeve nga kjo sëmundje. Por, në vende të ndryshme të botës, këtyre ditëve sërish janë regjistruar raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Tutje nga kjo ministri kanë bërë thirrje për vaksinimin e qytetarëve në mënyrë të parandalimit të rasteve të reja.

“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin