image Vuçiq shprehet i gatshëm për bashkëpunim me Prishtinën për luftën kundër Covid-19

Rajon

Deklaratë/ Vuçiq shprehet i gatshëm për bashkëpunim me Prishtinën për luftën kundër Covid-19

news image

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Beogradi është i vendosur që të ndihmojë serbët në Kosovë, në luftën kundër koronavirusit.

Vuçiq shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të plotë edhe me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, në luftën ndaj kësaj pandemie.

Sipas presidencës serbe, Vuçiq shprehu shqetësimin e tij për përhapjen e Covid-19, në një bisedë telefonike që pati me shefin e UNMIK-ut, Zahir Tanin.

Dyshja diskutuan edhe për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë, me rastin e seancës së ardhshme të Këshillit të Sigurimit të KB-së kushtuar raportimit të Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së për punën e UNMIK-ut, që do të mbahet për një video-konference gjatë këtij muaji.