image Drita ndërprenë bashkëpunimin me sulmuesin Agim Zeka

Futboll

Drita ndërprenë bashkëpunimin me sulmuesin Agim Zeka

news image

FC Drita zyrtarisht ka ndarë rrugët me Agim Zekën, njofton klubi në fjalë, përcjell Sinjali Sport.

Intelektualët kanë mbyllur marrëveshjen me pajtim të dy anshëm, thuhet në komunikatën e lëshuar nga klubi.

Skuadra nga Gjilani e ka falënderuar futbollistin për kontributin dhe bashkëpunimin.

Zeka u transferua në afatin kalimtar të verës së kaluar nga Austria Viena, prej Bundesligës austriake.

/Gazeta Sinjali Sporti/