Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar në fjalimin e tij për publikun se ka vënë në dukje pamaturinë e Prishtinës para partnerëve ndërkombëtarë, lidhur me arrestimin e policit Dejan Pantiq.
Ai po ashtu ka thënë se ka diskutuar me partnerët ndërkombëtarë dhe se vendimi për arrestimin e Pantiqit e ka rrezikuar paqen.
“Pantiq është ende në bazën e Policisë së Kosovës në Leposaviq dhe për këtë janë përgjigjur serbët”, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka thënë se në shenjë proteste kundër arrestimit të ish-pjesëtarit të policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, serbët vendosën barrikada në disa lokacione në pjesën veriore të Kosovës.
“Sot në shenjë proteste kundër arrestimit të ish-pjesëtarit të policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, serbët vendosën barrikada në disa lokacione në pjesën veriore të Kosovës”, raportohet të ketë thënë Vuçiq, shkruan RTS.