Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar edhe njëherë përmes rrjeteve sociale për zhvillimet në Veri, raporton Gazeta Sinjali.
Vuçiq përmes një postimi ka thënë se sipas tij, Serbia do të insistojë në arritjen e paqes dhe sigurisë.
Ai veprimet policore të Kosovës i ka quajtur “të njëanshme dhe kriminale” duke thënë se në asnjë formë nuk do të pranohen.
“Serbia do të vazhdojë të insistojë në arritjen e paqes, stabilitetit të plotë dhe sigurisë, por sigurinë e plotë për serbët në Kosovë e Metohi. Serbia është gjithherë e gatshme për dialogun në Bruksel, por nuk do të pranojë zgjidhje të imponuara nga aksionet kriminale të njënashme”, ka shkruar ai./GazetaSinjali/