Një 61-vjeçar është gjetur i vdekur në rrugën “Eqrem Çabej” në Pejë, mesditën e sotme rreth orës 17:00, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu bëri të ditur Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media.
“Me datën 05.9.2020, rreth orës 17:00, Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në rrugën ‘Eqrem Çabej’ nё Pejë, ёshtё njё person i gjakosur. Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë menjëherë iu kanё përgjigjur vendngjarjes”, thuhet në kumtesë.
Në vendim e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e 61-vjeçarit.
Policia njofton se në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke u marrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti, të cilin e ka cilësuar si ‘vrasje’ dhe thotë se janë duke u bërë përpjekje maksimale për të identifikuar kryesin ose kryesit e mundshëm./Gazeta Sinjali/