Një burrë është vrarë në natën e dytë të protestave që janë duke u mbajtur për mungesat e ujit që janë në jug-perëndim të Iranit, thuhet në raportimet e mediave.
Një zyrtar në provincën Khuzestan ka thënë se protestuesi ishte goditur aksidentalisht nga njerëzit që ishin duke shtënë në ajër.
Opozita i akuzon forcat e sigurisë se janë përgjegjës për vdekjen, shkruan BBC.
Irani është duke u përballur me shumë probleme, atje është duke u rritur zemërimi tek qytetarët për shkak të mungesës së ujit dhe të energjisë.
Vdekja e qytetarit ka ndodhur në qytetin Shadegan, fotografitë e trupit të pajetë ishin shpërndarë në rrjete sociale. /Gazeta Sinjali/