image Vriten 2 persona dhe plagosen 5 të tjerë në Kanada, arrestohet 20-vjeçari i dyshuar

Botë

Vriten 2 persona dhe plagosen 5 të tjerë në Kanada, arrestohet 20-vjeçari i dyshuar

news image

Dy persona janë vrarë me thikë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga një person në Quebec të Kanadasë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, i dyshuari për këtë sulm kishte me vete edhe një shpatë dhe ishte i veshur me rroba të mesjetës.

Oficerët e policisë thanë se e kanë arrestuar një 20-vjeçar lidhur me këtë rast. Policia ka këshilluar banorët që të qëndrojnë brenda me dyer të mbyllura, derisa janë duke e zhvilluar një hetim.

Sulmi ka ndodhur në lagjen e vjetër historike “Old Quebec”. Pas arrestimit të të dyshuarit, ai ishte dërguar për trajtim në spital, po ashtu edhe të lënduarit janë duke u trajtuar në spital./Gazeta Sinjali/