image Vrasje në tentativë në Sllatinë, policia jep detaje sesi ndodhi ngjarja

Siguri

Vrasje në tentativë në Sllatinë, policia jep detaje sesi ndodhi ngjarja

news image

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në autostradë, konkretisht në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës.

Një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një tjetri përderisa të dy po lëviznin me veturat e tyre.

Rasti nga policia po hetohet si “vrasje e mbetur në tentativë”, ndërsa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Detajet lidhur me këtë rast i ka dhënë për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Fsh. Sllatinë, Autostradë 04.10.2020 – 19:15. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte duke udhëtuar me veturën e tij, dyshohet se një person mashkull kosovar po ashtu i cili ishte me veturë, ka shtënë me armë zjarri dyshohet në drejtim të tij. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dy gëzhoja të kalibrit 7.62mm, nuk ka pasur të lënduar as dëme në veturën e viktimës. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, përderisa rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, ka thënë Kelani. /Gazeta Sinjali/