image Një i lënduar nga përplasja e veturës me trenin në Fushë Kosovë

Siguri

Një i lënduar nga përplasja e veturës me trenin në Fushë Kosovë

news image

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Fushë Kosovë, ku janë përplasur një veturë dhe një tren.

I lënduari ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Plana.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në Fushë Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një tren. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku Rajonal”, ka deklaruar Plana.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/