image Të shtënat me armë zjarri në autostradën Prishtinë-Pejë, pamje nga vendi i ngjarjes

Siguri

Të shtënat me armë zjarri në autostradën Prishtinë-Pejë, pamje nga vendi i ngjarjes

news image

Sonte rreth orës 19:15 ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri në autostradën, drejtimi për Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku njoftoi se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja.

“Me datë 04.10.2020 rreth orës 19:15 është pranuar informata se në autostradë, drejtimi për Pejë në hyrje të fshatit Henc ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri. Njësia policore menjëherë ka arritur në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur dy gëzhonja të kalibrit 7.62 mm”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet nga vendi i ngjarjes.

/GazetaSinjali/