image Nuk e la ta dërgonte nënën në Greqi, 27-vjeçari dyshohet se rrahu motrën dhe sulmoi nënën në Fushë Kosovë

Sinjalizime

Nuk e la ta dërgonte nënën në Greqi, 27-vjeçari dyshohet se rrahu motrën dhe sulmoi nënën në Fushë Kosovë

news image

Një konflikt familjar në Fushë Kosovë ka përfunduar me dhunë fizike, pasi një 27-vjeçar dyshohet se sulmoi nënën dhe motrën e tij pas një mosmarrëveshjeje, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është J. T. rreth 27 vjeç, ndërsa viktima janë nëna e tij, R. T. rreth 61-vjeç, dhe motra, E. T. rreth 25 vjeç.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur më 12 korrik në rrugën “e Llapit” në Fushë Kosovë.

Mosmarrëveshja kishte nisur pasi motra kishte deklaruar se do ta merrte nënën e tyre për në Greqi. Debati më pas ka eskaluar në dhunë fizike.

Sipas hetimeve, i dyshuari dyshohet se e ka goditur motrën tri herë në kokë, ndërsa më pas e ka kapur edhe për flokësh. Gjatë incidentit është sulmuar edhe nëna e tij.

Të dyja viktimat kanë kërkuar dhe kanë marrë trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar të Departamentit për Dhunë në Familje, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” në kuadër të dhunës në familje, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/