Gazeta Sinjali dje ka raportuar për një plagosje me armë zjarri në Prishtinë, ndërkohë Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka raportuar se motivi i rastit ende nuk dihet.
Nga plagët e marra mësohet se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe është cilësuar si “Vrasje në tentativë”./GazetaSinjali/