Një 61-vjeçar është gjetur i vdekur në rrugën “Eqrem Çabej” në Pejë, sot rreth orës 17:00 dhe këtë rast Policia e Kosovës e ka cilësuar si “vrasje”, raporton Gazeta Sinjali.
Përveç policisë dhe ekipit të emergjencës të cilët e konstatuan vdekjen e 61-vjeçarit, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha për Gazetën Sinjali se trupi i pajetë është dërguar për obduksion dhe se ende nuk është identifikuar asnjë i dyshuar e as nuk dihet mjeti që është përdorur për këtë vrasje.
“Prokuroria e konfirmon rastin. Ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitet relevante janë duke ndërmarrë veprime hetimore, për t’i mësuar motivet e rastit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha Nikçi./Gazeta Sinjali/