image Vrasja në Lipjan, policia ndalon dy persona - Sinjali

Çka dihet deri më tani/ Vrasja në Lipjan, policia ndalon dy persona

news image

Për vrasjen e Fadil Krasniqit 42 vjeçar nga Lipjani, policia ka ndaluar dy persona, raporton Sinjali.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Krasniqi mbet i vdekur pas një përleshje me thikë që ndodhi dje rreth orës 15:00 në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Lipjan.

Mësohet se viktima dhe dorasi janë dajë e nip, ndërsa konflikti me thikë dyshohet se kishte nisur për çështje pronësore.

Në këtë ngjarje nga arma e ftohtë-thika, janë lënduar edhe dy të tjerë. Sipas mjekëve të QKUK-së, të lëndurait janë jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë këtij viti në Kosovë kanë ndodhur disa vrasje, shumë nga to dyshohet se u kryen për shkak të problemeve me pronat.

Për çështje pronësore dyshohet se u vranë të enjten në Prishtinë edhe Bashkim Mehmeti dhe Mefail Rafuna./Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: