image Konflikt mes kushërinjve në Lipjan, theret me thikë një 40-vjeçar

Siguri

Konflikt mes kushërinjve në Lipjan, theret me thikë një 40-vjeçar

news image

Telashet mes anëtarëve të një familjeje vazhdojnë të jenë të pranishme në të gjitha qytetet e vendit. Për pasojë vëllezërit e kushërinjtë përfshihen në ngatërresa në mes vete të cilat eskalojnë në sharje, kërcënime, përleshje fizike e shpesh herë kanë përfunduar edhe tragjikisht.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Lipjan, ku si pasojë ka mbetur i plagosur me thikë një person.

Sinjali mëson se gjithçka dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të mëhershëm mes kushërinjve.

Bazuar në dëshminë e 40-vjeçarit dhënë organeve të hetuesisë, kushëriri i tij e ka goditur me thikë dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore.

Viktima është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë që njësitë policore kanë ndërmarrë të gjjtha veprimet hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit i cili është arratisur menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

/GazetaSinjali/