image Dyshime për dhunim të një të miture në Lipjan, çka konstatoi ekzaminimi mjeko-ligjor

Siguri

Dyshime për dhunim të një të miture në Lipjan, çka konstatoi ekzaminimi mjeko-ligjor

news image

Një rast i dyshuar i dhunimit të një të miture është trajtuar nga organet hetimore në Lipjan, ndërsa pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore, lënda është proceduar në Prokurorinë e Shtetit, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti lidhet me një ngjarje të raportuar në fshatin Medvec të Lipjanit, ku viktimë e dyshuar është një e mitur.

Për shkak të moshës së viktimës dhe natyrës së ndjeshme të rastit, Gazeta Sinjali nuk publikon detaje që mund të çojnë në identifikimin e saj.

Burimet bëjnë të ditur se më 22 qershor, pas konsultimeve me Prokurorin e Shtetit dhe pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve hetimore nga Policia dhe Prokuroria, rasti është proceduar në Departamentin për të Mitur të Prokurorisë së Shtetit me raport të veçantë.

Sipas informacioneve të siguruara, gjatë hetimeve është kryer edhe ekzaminimi mjeko-ligjor nga ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Bazuar në gjetjet e ekzaminimit mjekësor, nuk janë konstatuar dëshmi që do të mbështesnin pretendimet se e mitura ishte dhunuar nga personi i dyshuar.

Megjithatë, rasti mbetet në trajtim të organeve kompetente, të cilat do të vlerësojnë të gjitha provat dhe rrethanat e mbledhura gjatë hetimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/