image Vrasja e gruas shtatzënë nga ish-bashkëshorti, Forenzika dhe IML mbërrijnë në QKUK rreth një orë e gjysmë më vonë
[wp-story id="814678"]

Siguri

Vrasja e gruas shtatzënë nga ish-bashkëshorti, Forenzika dhe IML mbërrijnë në QKUK rreth një orë e gjysmë më vonë

news image

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur sonte në QKUK, ku një person dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë para objektit të Gjinekologjisë, raporton Gazeta Sinjali.

Ekipi i Forenzikës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë mburritur para Gjinekologjisë, rreth një orë e gjysmë pasi një grua shtatzënë 35-vjeçare u vra nga një burrë.

Gruaja shtatzënë është vrarë me një plumb të armës së zjarrit, pasi në vendin ku dyshohet se u vra, Policia ka gjetur një gëzhojë.

Sipas Policisë, gruaja u vra rreth orë 18:00, me shkaqet që ende nuk dihen.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se i dyshuari për këtë krim të rëndë ndodhet në arrati, ndërkohë që Policia ka aktivizuar ekipin hetimor, njësitin e Forenzikës dhe ka filluar operacionin për identifikimin dhe kapjen e tij.

/GazetaSinjali/