image Vrasja e George Floyd - Qindra mijëra amerikanë protestojnë kundër racizmit dhe brutalitetit policor

Botë

Vrasja e George Floyd – Qindra mijëra amerikanë protestojnë kundër racizmit dhe brutalitetit policor

news image

Qindra mijëra njerëz po protestojnë në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër racizmit dhe brutalitetit policor.

Kjo është dita 12-të e protestave të nxitura nga vdekja e afro-amerikanit George Floyd, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Qytetarët kanë marshuar në Uashington DC, protestë kjo që po konsiderohet si më e madhja e qytetit deri më tani. Forcat e sigurisë kanë bllokuar çdo qasje në Shtëpinë e Bardhë.

Numër i madh njerëzish kanë protestuar edhe në Neë York, Chicago, LA dhe San Francisko.

Në Philadelphia, ku u mbajt një ndër protestat më të mëdha, aktivistët kërkuan që kryetari i qytetit t’i zvogëlojë buxhetin policisë për së paku 10 për qind.-

George Floyd vdiq më 25 maj në Minneapolis, pasi u torturua nga policia amerikane gjatë arrestimit.

Një oficer policie ia mbajti gjurin në qafë për më shumë se tetë minuta para se ai të mbetej pa ndjenja.

Oficeri Derek Chauvin është pushuar nga puna dhe tani po akuzohet për vrasje./Gazeta Sinjali/