image Vrasja e biznesmenit në Shqipëri, zbulohet autori i dyshuar

Shqipëri

Vrasja e biznesmenit në Shqipëri, zbulohet autori i dyshuar

news image

Policia e Tiranës thotë se autori i dyshuar i vrasjes se biznesmenit Ruzhdi Hoxha është miku i tij, Fredi Rrushi, i cili është edhe personi i fundit që ka pasur kontakte me viktimën, të zhdukur prej dy javësh.

Rrushi është arrestuar më datë 26 tetor të këtij viti nga Policia, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.

Ai pretendonte se e ka lënë mikun e tij në zonën e Treshit në Tiranë, por për autoritetet është edhe personi që i ka marrë jetën mikut të tij.

Ndërkohë, Policia thotë se e ka lokalizuar që ditën e djeshme një xhup, që pas analizave është vërtetuar se i përkiste 43-vjeçarit, biznesmen në fushën e inerteve, raporton TCh.

“Si rezultat i kërkimeve, shërbimet e policisë bënë të mundur që në zonën e Dajtit të gjenin një xhup ku pas verifikimeve rezultoi se i përkiste shtetasit Ruzhdi Hoxha”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Si rezultat edhe i kontrollit me qentë e gjurmës u bë e mundur që në Qafë-Mollë, mbrapa Dajtit, në një greminë, u gjet i mbuluar me zhavorr e gurë trupi i pajetë i shtetasit Ruzhdi Hoxha.

Trupi i pajetë do të transportohet në murgun e spitalit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës./GazetaSinjali/