image Voziti me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, gjobitet me 300 euro dhe me ndalim të vozitjes për tre muaj - Sinjali

Voziti me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, gjobitet me 300 euro dhe me ndalim të vozitjes për tre muaj

news image

Një shofer është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim të vozitjes për tre muaj, pasi voziti me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Policia e Kosovës do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve ligjore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor“, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin