image Vogëlushi mitrovicas në lot gëzimi pas fitores së Trepçës ndaj Yllit - VIDEO

Futboll

Vogëlushi mitrovicas në lot gëzimi pas fitores së Trepçës ndaj Yllit – VIDEO

news image

KB Trepça dhe KB Ylli u përballën të dielën në Suharekë, në ndeshjen e tretë finale të play-off.

Pas dy fitoreve të para nga Ylli, Trepça arriti që të ngushtojë epërsinë në 2-1, për t’u zhvendosur tani ndeshja në Minatori në ndeshjen e katërt.

Mitrovicasit triumfuan në palestrën “13 qershori” në Suharekë me rezultat 58-55.

Gëzimi ishte jashtëzakonisht i madh i klubit mitrovicas, aq sa një vogëlush është bërë viral duke qarë për klubin e tij të zemrës, Trepçën.

Gjatë transmetimit të kësaj përballje, kamerat kapën një vogëlush i cili po qante nga gëzimi që skuadra e tij arriti të fitonte këtë ndeshje.

Videon mund ta shikoni duke klikuar këtu.

/GazetaSinjaliSport/