Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka shprehur ngushëllimet për familjen Zuka nga Pozharani i Vitisë pas vrasjes së 4 anëtarëve të saj, shkruan Gazeta Sinjali.
Haliti u shpreh se ngjarjet e tilla tragjike kur shuhet një familje e tërë janë të dhimbshme si për qytetarët, po ashtu edhe për Institucionet komunale.
“Bashkëndjejmë dhimbje me familjarët e të afërmit e familjes Zuka dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta në emër të Institucioneve komunale të Vitisë dhe qytetarëve të kësaj komune”, ka shkruar Haliti ndër të tjera në Facebook.
Postimi i plotë:
Institucionet komunale të prekura thellë me ngjarjen tragjike në Pozheran
Rast i rëndë. Nuk mund të gjenden fjalë për ta përshkruar dhimbjen që na e solli lajmi i orëve të mbrëmjes në Pozheran, mbi tragjedin familjare të familjes Zuka.
Shuarja e 4 qytetarëve tanë që gjetën vdekjen në këtë tragjedi, brenda shtëpisë së tyre, na ka prekur thellë.
Ngjarjet e tilla tragjike, kur shuhet një familje e tërë, janë tepër të dhimbshme, si për qytetarët poashtu edhe për Institucionet komunale.
Bashkëndjejmë dhimbje me familjarët e të afërmit e familjes Zuka dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta në emër të Institucioneve komunale të Vitisë dhe qytetarëve të kësaj komune.
Kryetari i komunës Sokol Haliti!/Gazeta Sinjali/