image 26 raste aktive me koronavirus në Viti

Shëndetësi

26 raste aktive me koronavirus në Viti

news image

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në Viti ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku është diskutuar gjendja me pandeminë COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky takim u kryesua nga kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, i cili ka bërë të ditur se deri më tash janë 26 raste aktive me koronavirus.

“Gjatë këtij takimi që është kryesuar nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti u bë me dije se deri me tani janë 26 raste aktive të qytetarëve vitias të prekur me koronavirus. Përndryshe në këtë takim është folur mbi masat parandaluese të përhapjes së këtij virusi”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/