image Kush janë kryetarët që dhanë më së shumti premtime?

Politikë

Kush janë kryetarët që dhanë më së shumti premtime?

news image

Instituti GAP ka mbajtur konferencë për media, ku ka shpalosur numrin e premtimeve që kryetarët e komunave kanë dhënë në zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor dhe nëntor të vitit 2021.

Ky institut ka evidentuar dhe konfirmuar hiç më pak se 1 mijë e 819 premtime të dhëna.

Nga këto del të jetë se shumica e premtimeve ishin rreth shërbimeve publike, arsimit dhe kulturës, ndërsa përqindja më e vogël e premtimeve i takon fushës së urbanizmit.

Kryetari me më së shumti premtime është ai i Prishtinës, Përparim Rama, me gjithsej 206, ndërsa me më së paku është ai i Vitisë, Sokol Haliti, me vetëm 19-të.

/GazetaSinjali/