image Abdixhiku u thur lavde 8 kandidatëve të LDK-së: Kryetarë që i kërkojmë e i kemi kërkuar kaherë

Politikë

Abdixhiku u thur lavde 8 kandidatëve të LDK-së: Kryetarë që i kërkojmë e i kemi kërkuar kaherë

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u ka thurur lavde tetë kandidatëve të kësaj partie për kryetarë të komunave, të cilët u zyrtarizuan pas mbledhjes së sotme të kryesisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Abdixhiku ka thënë se këtë kandidatë janë njerëz të dëshmuar në secilin rol brenda e jashtë politikës, kryetarë të cilët, thotë ai, “që i kërkojmë e kemi kërkuar kaherë”.

“Gazi për Pejën. Imriu për Lipjanin. Përparimi për Prishtinën. Ekremi për Podujevën. Sokoli për Vitinë. Xhafa për Vushtrrinë. Burimi për Fushë Kosovën. Ardiani për Suharekën. Këto janë tetë kandidaturat e para. Tetë kandidatë fitues; tetë zgjedhje adekuate të problemeve më bazike të qytetarëve tanë.”

“Kandidatët e LDK-së janë njerëz të dëshmuar në secilin rol brenda e jashtë politikës. Janë profesionistë me integritet, udhëheqës të jashtëzakonshëm – Kryetarë që i kërkojmë e kemi kërkuar kaherë“, shkroi ai në Facebook.

I pari i LDK-së ka thënë se partia e tij është gati dhe se rikthimi i saj i madh po vjen.

Abdixhiku po ashtu njoftoi se kandidaturat e kësaj partie për komunat e tjera do të zyrtarizohen shumë shpejt./Gazeta Sinjali/