Dje pas mesnate është raportuar për një vjedhje në magjistralen Ferizaj-Prishtinë në kompaninë “Aldex Qeramika”, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se roja i lokalit ka njoftuar se tre të dyshuar nën kërcënimin e armës e kanë lidhur atë dhe i kanë vjedhur kuletën.
Sinjali mëson se brenda kuletës ishin para në vlerë prej 55 eurove.
Po ashtu bëhet e ditur se hajnat kanë hyrë në brendi të lokalit dhe kanë vjedhur edhe një DVR. Me t’i marrë këto, hajnat janë larguar në drejtim të panjohur.