image Vjedhje në “Viva Fresh” në Gjakovë, arrestohen burrë dhe grua

Kosovë

Policia/ Vjedhje në “Viva Fresh” në Gjakovë, arrestohen burrë dhe grua

news image

Një vjedhje ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në “Viva Fresh” në Gjakovë ku janë arrestuar dy persona.

Rasti është konfirmuar nga zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, e cila ka konfirmuar rastin pa dhënë detaje.

Në anën tjetër burime të Gazetës Sinjali, nga prokuroria kanë bërë të ditur se janë zënë në flagrancë një çift burrë dhe grua me prejardhje nga Shqipëria./Gazeta Sinjali/