Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak që i njëjti dyshohet se ka vjedhur në një lokal në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
I dyshuari ka qenë i shoqëruar edhe nga një person tjetër, por i njëjti ka arrit të ik nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje gjatë orës 05:20 në Rrugën C në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, policia rastin e ka iniciuar si “Vjedhje e rëndë në tentativë”.