image Vjedhje në banesën e Gold Ag, publikohen pamjet

Bota e Yjeve

Vjedhje në banesën e Gold Ag, publikohen pamjet

news image

Një hajn ia ka vjedhur atletet këngëtarit Gold Ag në banesën e tij.

Në një video të cilën e ka publikuar ai shihet hajni teksa ia vjedh atletet.

Tutje ai ka thënë se nuk do t’i postonte videot, por siç u shpreh ai, mund të jetë e nevojshme për të tjerët ‘se dikush mund t’i ketë vetëm ato’.

Po ashtu, këngëtari tha se nëse do ia kërkonte personi në fjalë, do ia falte.

“Ai që nuk ka i vjen marre edhe me t’lyp, po hajni asnjëherë nuk është i varfër por hajn me zanat. Nuk e kisha publiku po le të jetë e nevojshme për tjerët se dikush mund t’i ketë vetëm ato. Ramazani dikujt s’ja len shenjë. Me mi pas lyp ti kisha jap me qejf, ama me marrë të huajën si në bahçe të babës ki mundësi me marrë n‘thu diku. Edhe unë si i ri s’kam pas shumë, ama me vjedhë nuk më ka bo vaki. Allahu të udhëzoftë”, ka shkruar Gold Ag në Facebook.  

/GazetaSinjali/