image Ekskluzive | Kamerat kapin momentin kur dy të mitur hyjnë me forcë dhe vjedhin motoçikletën e re në Prishtinë

Sinjalizime

Ekskluzive | Kamerat kapin momentin kur dy të mitur hyjnë me forcë dhe vjedhin motoçikletën e re në Prishtinë

news image

Një motoçikletë e sapodoganuar është vjedhur në Prishtinë, ndërsa gjithë ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Rasti është raportuar më 11 maj 2026 rreth orës 07:30 në rrugën “Hyrije Hana”, te tregu me shumicë në Prishtinë.

Sipas informatave, pronari i motoçikletës, Xh. S rreth 41 vjeç, kishte njoftuar Policinë pasi kishte vërejtur mungesën e motoçikletës së tij.

Burimet bëjnë të ditur se pasi kishte kontrolluar kamerat e sigurisë dhe ua kishte prezantuar zyrtarëve policorë, ai kishte parë dy persona që dyshohet se janë të mitur duke hyrë me forcë në lokal.

Sipas pamjeve, dyshuarit kishin arritur t’i hapnin dyert me forcë më 10 maj rreth orës 09:45 dhe më pas kishin marrë motoçikletën.

Sinjali mëson se motoçikleta ishte e re, vetëm e doganuar, me vlerë rreth 900 euro.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurorja kujdestare për të mitur, e cila ka urdhëruar inicimin e rastit “Vjedhje e rëndë”.

Hetuesit po vazhdojnë veprimet për identifikimin e personave të dyshuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/