Një person ka raportuar në Polici se ka vërejtur katër persona mbrëmë rreth orës 03:00, duke vjedhur në shtëpinë e tij në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Viktima zyrtarëve policorë iu ka thënë se kishte arritur ta identifikojë njërin nga të dyshuarit, ku e kishte kapur dhe kishte tentuar ta ndaloj, por i dyshuari e ka sulmuar viktimën dhe i njëjti ka arritur të largohet së bashku me të dyshuarit e tjerë.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj të dyshuarit, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, tre personat e tjerë gjenden ende në arrati.
Rasti në polici është cilësuar si “Vjedhje grabitqare”.