image Vjedhje e rëndë në Prishtinë/ Hajni brenda 10 sekondash thyen xhamin e veturës, vjedh çantën me dokumente e para - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

56.412

Të shëruar

49.713

Të vdekur

1.420

Vjedhje e rëndë në Prishtinë/ Hajni brenda 10 sekondash thyen xhamin e veturës, vjedh çantën me dokumente e para

news image

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur sonte në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, në parkingun e dyqanit “Pierre Cardin”, në Çagllavicë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një person brenda vetëm dhjetë sekondash ka thyer xhamin e një veturë që ishte e parkuar dhe nga aty ka vjedhur një çantë dore.

Pronari i veturës ka thënë për Gazetën Sinjali se rasti ka ndodhur sonte rreth orës 18:00.

Ai tha se në çantën e dorës ka pasur të holla, dokumentet dhe çelësat e banesës.

Gazeta Sinjali ka provuar që ta konfirmojë rastin edhe në polici, por nga zyra e mediave kanë thënë se deri në këto momente nuk janë në dijeni për një rast të tillë.

Pronari i veturës ka dërguar në adresë të Gazetës Sinjali edhe fotografi të veturës së dëmtuar, si dhe video nga momenti kur u krye vjedhja, të cilat i gjeni më poshtë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin