image Vjedhje e rëndë në Prishtinë/ 32-vjeçari parkon veturën në mëngjes, pasdite s’e gjen

Siguri

Vjedhje e rëndë në Prishtinë/ 32-vjeçari parkon veturën në mëngjes, pasdite s’e gjen

news image

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë as në parkingje publike. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në rrugën “Xhuliana Matea” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se pronari i veturës (emër i njohur për redaksinë) e ka raportuar rastin në Polici, nën dyshimet se dikush ia vodhi veturën në parkingun ku e kishte lënë.

Burimet e Sinjalit kanë barë të ditur se Prokuroria u vu në dijeni për këtë rast, pas denoncimit të viktimës, i cili njoftoi se automjetin e tij privat e kishte parkuar në orët e mëngjesit, por kur u kthye ta marrë pasdite hajnat ia kanë “avulluar”.

Si rezultat i denoncimit, është iniciuar rasti “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve.

/GazetaSinjali/