Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një objekt fetar, në Zveçan dje në mesditë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas policisë, disa persona të panjohur kanë depërtuar në objektin fetar dhe kanë vjedhur një DVR të kamerave dhe rreth 3000 dinar të Serbisë.
Gjithashtu, personat e panjohur dyshohet se kanë dëmtuar edhe kabllot e rrymës që furnizojnë kamerat.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar./GazetaSinjali/