Një burrë nga Ferizaji raporton se disa persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë në lokalin e tij, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas ankuesit, të dyshuarit kanë vjedhur 1000 euro dhe pako të cigareve.
Rasti ka ndodhur dje pas mesnate në ora 03:43.
“Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj 01.10.2020 – 03:43. Ankuesi mashkull kosovar, raporton se persona të dyshuar, kanë depërtuar me forcë në lokalin e tij, ku janë vjedhur 1000 euro para dhe pako të cigareve,” thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.