Prokuroria ia ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë Kadri Shalës, pronarit të kompanisë “LDA shpk”, në xhirollogarinë e të cilës u derdhën mbi 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Mund të konfirmojmë se me vendim të Prokurorit kompetent, personit të vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Kujtojmë se Shala u vetëdorëzua sot në polici./Gazeta Sinjali/