image Kreu vjedhje në barnatore dhe markete, prangoset 41-vjeçari në Prishtinë

Siguri

Kreu vjedhje në barnatore dhe markete, prangoset 41-vjeçari në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një 41-vjeçar me inicialet SH.J., si i dyshuar për disa vjedhje (deri tani dyshohet për katër raste).

Sipas Policisë rastet kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në barnatore dhe markete, në rajonin e Prishtinës.

Puna e hetuesve të stacionit policor Jugu, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar – Sh. J . mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.

/GazetaSinjali/