Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrat Arben Vitia dhe Emilija Rexhepi, kanë vizituar sot Malishevën, ku janë pritur nga kryetari, Ragip Begaj.
Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se në javët e para kanë pasur probleme me furnizime, por tani janë stabilizuar dhe Malishevës nuk do ti mungoj asgjë, sa i përket furnizimeve me mjete mbrojtëse për sektorin e shëndetësisë.
“Malisheva është në top prioritet për Ministrinë e Shëndetësisë dhe të gjitha veprimet do të koordinohen me komunën për marrjen e masave shtesë, përfshi edhe zvogëlimin e lëvizjes”, tha ministri Vitia.
Ai gjithashtu bëri thirrje dhe lutje për qytetarët në tërë vendin, që ti zbatojnë këshillat për kujdes, pasi kjo është arma e vetme e luftimit e përhapjes së Covid-19./GazetaSinjali/