image Hajvalia përfshihet nga flaka (PAMJE)

Sinjalizime

Hajvalia përfshihet nga flaka (PAMJE)

news image

Gjatë ditës së sotme është raportuar që në Malishevë dhe në Pejë janë djegur dhjetëra hektarë pyje, ndërsa tani Gazeta Sinjali raporton se edhe një pjesë e Hajvalisë është përfshirë nga zjarri.

Pamjet nga vendngjarja në adresë të Sinjalit kanë ardhur nga një sinjalizues, i cili ka bërë të ditur që edhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes.

Zjarri është ndezur afër rrugës “Nekibe Kelmendi”.

Sipas sinjalizuesit, zjarri është ndezur, pasi që disa persona e kanë djegur barin.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

/GazetaSinjali/