image Shtyhet ndeshja Malisheva – Ballkani - Sinjali

Shtyhet ndeshja Malisheva – Ballkani

news image

Ndeshja e xhiros së parë mes Malishevës dhe Ballkanit, e paraparë të zhvillohet të dielën, është shtyrë për një datë tjetër, ka konfirmuar Komisioni i Garave.

Komisioni i Garave i BKT Superligës e ka shqyrtuar dhe e ka aprovuar kërkesën e FC Ballkani që ndeshja e javës së parë e BKT Superligës, e cila ishte paraparë të zhvillohet ditën e diele, më datë 14.08.2022, në orën 17.00  ndërmjet FC Malisheva – FC Ballkani shtyhet  për një datë tjetër, thuhet në njoftimin nga FFK.

Kjo ndeshje është shtyrë për shkak se FC Ballkani zhvillon ndeshje në garat evropiane.

/GazetaSinjaliSport/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: