image Vitia nuk ka më asnjë rast me koronavirus, sonte u shërua i prekuri i fundit

Kosovë

Shëndetësi/ Vitia nuk ka më asnjë rast me koronavirus, sonte u shërua i prekuri i fundit

news image

Komuna e Vitisë, në të cilën me 13 mars u shënua njëri nga dy rastet e para me koronavirus në Kosovë, më nuk e ka asnjë rast të prekur nga ky virus, shkruan Gazeta Sinjali.

I infektuari i fundit që ishte në këtë komunë është testuar sot për COVID-19 dhe ka rezultuar negativ.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Vitisë, përmes një postimi në Facebook.

“Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sonte lajmin më të mirë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik-është shëruar i infektuari i fundit me COVID-19 nga kjo komunë. Haliti tha se Komuna e Vitisë, personeli shëndetësor, policia, qytetarët dhe të gjithë ata që po merren me menaxhimin e situatës me pandeminë, sonte ndihen më të lehtësuar, pasi Vitia nuk ka më asnjë rast të infektuar”, thuhet në njoftim.

Duke ju uruar shëndet të plotë të shëruarve, i pari i Vitisë ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërprerjen e përhapjes së mëtutjeshme të gripit, e sidomos qytetarët, për të cilët thotë se, kanë qenë të disiplinuar në këtë kohë aspak të lehtë.

Mirëpo, Haliti ka apleuar qytetarët që të vazhdojnë të kenë kujdes dhe të respektojnë masat në fuqi, pasi sipas tij rreziku nuk ka kaluar plotësisht./Gazeta Sinjali/