image Vitia jep lajmin e mirë: Është shëruar personi i parë nga koronavirusi

Kosovë

Shëndetësi/ Vitia jep lajmin e mirë: Është shëruar personi i parë nga koronavirusi

news image

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se është shëruar zyrtarisht personi i parë nga koronavirusi në Kosovë.

Vitia këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.

“Më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19. Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

https://www.facebook.com/arben.vitia.3/posts/3309567255739641

Në Kosovë aktualisht janë konfirmuar 79 raste me koronavirus, teksa është shënuar edhe një viktimë./Gazeta Sinjali/