image Viti 2019, banorët e këtij fshati nuk kanë valë telefoni e as internet

Kosovë

Protestë/ Viti 2019, banorët e këtij fshati nuk kanë valë telefoni e as internet

news image

Rruga rajonale Podujevë – Mitrovicë është bllokuar për qarkullim nga banorët e fshatit Kaçandoll.

Ky veprim është bërë në shenjë proteste për kushtet e vështira të jetesës në këtë pjesë të Mitrovicës.

Një kalimtar, i cili ka rastisur të jetë aty gjatë protestës ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se rruga ishte bllokuar për shkak të revoltës së banorëve me mungesën e valëve të telefonit si dhe mungesa e internetit.

Sipas tij, banorët e kësaj zone nuk kanë qasje në valët telefonike për të telefonuar policinë në raste emergjente dhe sa për të komunikuar për nevojat e tyre.

“ Shkaku kryesor i kësaj proteste ishte mungesa e valëve telefonike, mungesa e internetit, për të komunikuar me telefon ata duhet të shkojnë në një kodër ku mund të ketë pak valë për të bërë thirrje telefonike:, ka thënë Latif Mehmeti për Gazetën Sinjali.

Kujtojmë se fshati Kaçandoll është ndër zonat e thella të Shalës së Bajgorës i cili gjatë stinës së dimrit, shpeshherë, bllokohet nga sasia e reshjeve të borës.

Rruga është bllokuar me mjete bujqësore, traktor si dhe vetura. Pjesëmarrës ishin dhjetëra banorë, të cilët për një orë nuk kanë lejuar qarkullimin. /Gazeta Sinjali/