image Virusi vdekjeprurës, Kosova ndërmerr masa në aeroportin e Prishtinës

Kosovë

Siguri/ Virusi vdekjeprurës, Kosova ndërmerr masa në aeroportin e Prishtinës

news image

Në Aeroportin “Adem Jashari”, ekipet mjekësore po e mbikëqyrin situatën në rast të shfaqjes së personave të dyshimtë me sëmundje ngjitëse.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i prekur nga virusi “korona” i cili është vdekjeprurës.

Përmes një komunikate drejtuar medieve, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar te të gjithë Drejtorët Rajonalë të Shëndetësisë Publike dhe punëtorët shëndetësorë që të ngrenë nivelin e vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë.

“Mundësia e përhapjes së këtij virusi ekziston në çdo vend, në rast të kontaktit me burimin e infeksionit siç janë personat që vijnë nga vendet e prekura me këtë virus. IKShPK është duke monitoruar nga afër epideminë e sëmundjes respiratore të shkaktuar nga një koronavirus i ri i identifikuar për herë të parë në Wuhan, Provinca Hubei, Kinë IKShPK/ Departamenti i Epidemiologjisë bën mbikëqyrjen e rasteve gjatë tërë vitit, dhe përcjell situatën epidemiologjike”, thuhet në komunikatë.

Personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje.

Wuhan, nga supozohet ta ketë origjinën virusi, është “futur në karantinë”, pasi virusi vazhdon të përhapet.

Ndryshe, Kina deri më tani ka konfirmuar për 830 raste të prekura me virusin dhe 25 vdekje./Gazeta Sinjali/