image Rrahja në Aeroportin e Prishtinës: 7 persona shoqërohen në Polici, dy prej tyre marrin tretman mjekësor

Siguri

Rrahja në Aeroportin e Prishtinës: 7 persona shoqërohen në Polici, dy prej tyre marrin tretman mjekësor

news image

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur sot në Aeroportin e Prishtinës.

Nga një video të dërguar nga sinjalizues për Gazetën Sinjali, shihej një përleshje e ashpër fizike e ndodhur jashtë Aeroportit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka theksuar se shtatë persona janë shoqëruar në stacion policior në dyshimin për pjesëmarrje në rrahje.

Gjithashtu Ahmeti ka shtuar se nga rrahja dy persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor.

Sot kemi pranuar informatën për një rrahje në APN, ku kanë qenë të përfshirë disa persona, prej të cilëve dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast nga njësitet policore të Lipjanit në stacion janë shoqëruar shtatë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rrahje.” – thuhet në përgjigjen e policisë.

/GazetaSinjali/