image Konfirmohet: Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës është i rrejshëm

Siguri

Konfirmohet: Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës është i rrejshëm

news image

Gazeta Sinjali gjatë ditës së sotme raportoi për një alarm me bombë të ngritur në Aeroportin e Prishtinës.

Më vonë raportimi u konfirmua edhe nga zëdhënësja për informim e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Ekipet emergjente jane involvuar ne detyrat dhe pergjegjesite e caktuara”, kishte shkruar ajo në Facebook.

Ndërkohë, po e njëjta tani raporton se raportimi alarmues për bombë në fakt është lajm i rremë.

Gara në një prononcim për Gazetën Sinjali ka deklaruar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm.

“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga oranet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë i alarm i rrejshëm . ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”, ka konfirmuar ajo për GazetaSinjali.

/GazetaSinjali/